image "Ma shumë s'kam mujtë"/ Babai i Xhakës rrëfen bisedën me të birin pas ndeshjes me Serbinë

Futboll

“Ma shumë s’kam mujtë”/ Babai i Xhakës rrëfen bisedën me të birin pas ndeshjes me Serbinë

news image

Ragip Xhaka, babai i futbollistit shqiptar tek kombëtarja e Zvicrës, Granitit, ka rrëfyer për bisedën që ka pasur pas ndeshjes me Serbinë me të birin. Ai tha se pas ndeshjes Graniti i ka thënë se ‘unë e bëra timen, më shumë nuk kam mujt’.

Mbrëmë kombëtarja e Zvicrës në krye me tre shqiptarët, Granit Xhaka si kapiten, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jasharin, kanë pasur një ndeshje ‘historike’, ndaj një rivali mjaft provokues.

Zvicra e shqiptarëve e mundi Serbinë dhe e eliminoi nga Kupa e Botës, derisa gol shënoi Shaqiri dhe lojtar i ndeshjes u zgjodh Xhaka.

Babain e Granit Xhakës, Ragipin tha për Metron se ka pasur emocione të papërshkrueshme në ndeshjen e mbrëmshme, duke parë edhe fyerjet që vinin nga tifozët dhe banka rezervë.

“Me të vërtetë emocione të papërshkruara, nuk e di as vet si t’ju tregoj, por ndjenjat e mia nuk kam mund t’i frenoj, sepse Graniti ishte i vetmuar në fushë, nuk kishte kush ta mbron apo t’i ndihmon dhe kishte përgjegjësi të madhe në fushë si kapiten, për çdo gjë ishte duke i prirë Zvicrës. Ishin provokimet dhe sharjet e publikut, por edhe bankës rezervë, që më kanë bërë të jem i fortë, por edhe me emocione shumë të mëdha”, u shpreh Ragip Xhaka për Metron.

Tutje ai ka rrëfyer edhe për bisedën që ka pasur me Granitin pas ndeshjes së mbrëmshme.

“Ishte shumë i lumtur, ishte i paparë. Më tha ‘bab unë e bëra timen, më shumë nuk kam mujt’”, tha Xhaka tutje.

Ragip Xhaka vazhdoi rrëfimin duke thënë se i biri i tij ndjehet krenar që është shqiptar dhe është krenar që i ndihmoi shtetin e Zvicrës, shtetin ku ka lindur dhe që e ka pranuar Kosovën.

Ai ka pasur fjalë të mira edhe për Shaqirin e Jasharin.

“Shaqiri është një ndër lojtarët më të mirë dhe më të fortë në kombëtaren e Zvicrës. Ai ka bërë shumë për këtë shtet dhe padyshim që goli mbrëmë do të mbetet në histori, siç do të mbeten edhe golat e tij dhe Granitit, gjatë botërorit 2018. Ndërsa Ardoni është çun i ri, por që prej tij pritet shumë, pasi që ka talent dhe është me të vërtetë një lojtar me të ardhme të ndritur”, u shpreh në fund Xhaka.

Kujtojmë që mbrëmë Zvicra mposhti Serbinë me rezultat 3-2 duke siguruar kualifikimin.

Golin e parë e ka shënuar futbollisti nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, ndërsa lojtar i ndeshjes u zgjodh Granit Xhaka.

/GazetaSinjali/