image KB Prishtina e ‘spjegon’ më së miri distancën sociale

Basketboll

Basketboll/ KB Prishtina e ‘spjegon’ më së miri distancën sociale

news image

Klubi i Prishtinës në basketboll ka thumbuar kundërshtarët e saj në Kosovë.

Ata kanë publikuar një fotografi, ku shihet nga sa tituj i kanë të gjitha skuadrat basketbollistike në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.

Diferenca mes Prishtinës dhe skuadrave të tjera në tituj është tejet i madh. Klubi nga kryeqyteti nga 13 tituj, kurse në pozitën e dytë është Trepça me 3 tituj.

‘Duke e mbajtur distancë gjithmonë’ ka shkruar Prishtina në postimin e saj, duke e lidhur këtë me situatën e tanishme me koronavirus.

Kampionati i Basketbollit për këtë sezon është anuluar për shkak të koronavirusit./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/KBPrishtina/posts/3301169613227433:0