Klubi i Prishtinës në basketboll ka thumbuar kundërshtarët e saj në Kosovë.
Ata kanë publikuar një fotografi, ku shihet nga sa tituj i kanë të gjitha skuadrat basketbollistike në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.
Diferenca mes Prishtinës dhe skuadrave të tjera në tituj është tejet i madh. Klubi nga kryeqyteti nga 13 tituj, kurse në pozitën e dytë është Trepça me 3 tituj.
‘Duke e mbajtur distancë gjithmonë’ ka shkruar Prishtina në postimin e saj, duke e lidhur këtë me situatën e tanishme me koronavirus.
Kampionati i Basketbollit për këtë sezon është anuluar për shkak të koronavirusit./Gazeta Sinjali/