Është rritur numri i rasteve kur hajnat hyjnë nëpër shtëpi të të tjerëve e marrin gjësende me vlerë, shkruan Gazeta Sinjali.
Vetëm dje në lagjen “Qershia” në Prishtinë kanë ndodhur katër raste të vjedhjeve.
Për Sinjalin këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti nuk ka dhënë detaje se çka është vjedhur, por ka treguar që hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastet
Sipas saj, deri tani në lidhje me këtë rast, nuk ka asnjë të dyshuar.