Katër qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri, ndërkaq 659 të tjerë rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën e të prekurve që prej fillimit të pandemisë në 264 mijë e 624.
13 mijë e 608 raste aktive me këtë virus janë në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar një mijë e 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 247 mijë e 636 që nga fillimi i epidemisë. /GazetaSinjali/