image Katër vdekje dhe 30 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Katër vdekje dhe 30 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër viktima dhe 30 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 952 pacientë, duke e çuar në 118 mijë e 41 numrin e të shëruarve gjithsej nga COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar./Gazeta Sinjali/