Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar katër vdekje, kurse janë regjistruar 292 raste të reja me koronavirus.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 417 persona, duke e çuar kështu në 40 mijë e 870 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në katër spitalet COVID janë duke u trajtuar 282 pacientë, prej të cilëve 25 janë në terapi intensive kurse gjashtë janë të intubuar./Gazeta Sinjali/