Gjatë 24 orëve të fundit, katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 5 mijë e 280 testime, nga të cilat 1 mijë e 697 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Gjatë këtij intervali, kjo ministri bën të ditur se janë shëruar 935 pacientë, të cilët ishin të prekur me këtë virus.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar./GazetaSinjali/