Katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, në 24 orët e fundit, në Shqipëri. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sipas njoftimit të kësaj ministrise, gjatë këtij intervali kohor, janë shënuar 631 raste të reja të infektimeve me koronavirus.
Ndërkohë, 580 persona rezultojnë të shëruar.
Sipas ministrisë, aktualisht në Shqipëri janë 7 mijë e 827 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, prej tyre 14 janë në gjendje më të rënduar. /GazetaSinjali/