image Katër të rinj dërgohen në mbajtje për përleshjen fizike në Gjakovë, policia jep detaje

Kosovë

Rrahja/ Katër të rinj dërgohen në mbajtje për përleshjen fizike në Gjakovë, policia jep detaje

news image

Policia në Gjakovë ka konfirmuar rastin e përleshjes fizike të gjimnazistëve të kësaj komune i cili u raportua më herët nga Gazeta Sinjali, bazuar në informatat e dërguara nga sinjalizuesit.

Sipas policisë, kjo rrahje ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake mes dy grupeve të të rinjve.

 “Më datë 05.12.2019 në ora 12:45, në stacionin policor Gjakovë është raportuar një mosmarrëveshje e ndodhur në mes të disa personave në rrugën ,,UÇK”. Dy personat ankues  kanë deklaruar se derisa kanë qenë duke shkuar në shkollë kanë takuar katër persona të dyshuar po ashtu nxënës të shkollës së mesme me të cilët të njëjtën ditē në ora 09:30 kishin pasur një mosmarrëveshje”, ka thënë për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Policisë Lirie Podrimaj.

Sipas saj, bazuar në deklaratat e të dëmtuarave, personat e dyshuar i kanë  sulmuar fizikisht  me grushta dhe shqelma me ç`rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar për trajtim mjeksor.

Policia njofton se të dyshuarit janë intervistuar në prani të prindërve dhe avokatëve mbrojtës dhe me pas janë ndaluar në dhomat e mbajtjes me urdhër të Prokurorit tē shtetit. Rasti nën hetime./Gazeta Sinjali/