image Katër të lënduar në një aksident trafiku në Han të Elezit

Kosovë

Detaje/ Katër të lënduar në një aksident trafiku në Han të Elezit

news image

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot  në Han të Elezit.

Në aksident që ka ndodhur rreth orës 10:45  kanë qenë të përfshira dy vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:45, në Han të Elezit. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër persona. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajit, ndërsa njëri që ishte lënduar më rëndë është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, ka thënë Gashi./Gazeta Sinjali/