Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Gjithashtu ky institucion ka bërë të ditur se brenda 24 orëve, 281 persona janë infektuar me koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes. /Gazeta Sinjali/