image Katër persona rrahën në Prizren për shkak të komunikacionit

Kosovë

Katër persona rrahën në Prizren për shkak të komunikacionit

news image

Katër persona janë rrahur fizikisht gjatë ditës së djeshme në Prizren pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore për çka janë dërguar për tretman mjekësore, ndërsa të gjithë personat e përfshirë në rrahje janë arrestuar.

“Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete. Lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/