image Katër persona pasi ngopën me ushqim demolojnë restorantin dhe rrahin një person në Prizren

Kosovë

Katër persona pasi ngopën me ushqim demolojnë restorantin dhe rrahin një person në Prizren

news image

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prizren ku pasi kanë ngrënë ushqim katër persona, kanë filluar ta demolojnë inventarin e restorantit.

Përveç demolimit katër persona kanë sulmuar fizikisht një person si dhe kanë thyer xhamat e një veture jashtë lokalit.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar pronar i restorantit, ka informuar se katër persona të pa njohur, pasi kanë ngrënë ushqim kanë filluar të demolojnë inventarin e restoranit dhe më pas kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Të dyshuarit jashtë restorantit kanë thyer xhamat e një veture me pronar mashkull K-Shqiptar. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/