image Katër hakera kinezë u vjedhin informacione sekrete miliona amerikanëve, reagon SHBA-ja - Sinjali

Botë/ Katër hakera kinezë u vjedhin informacione sekrete miliona amerikanëve, reagon SHBA-ja

news image

Katër hakera ushtarak kinezë, janë akuzuar nga Qeveria e SHBA-ve që kanë vjedhur informacione sekrete të miliona qytetarëve amerikanë duke thyer rrjetin kompjuterik të agjencisë së raportimit ‘’Equifax’’.

Këtë lajm e ka bërë të ditur sot Departamenti i Drejtësisë, ku ka akuzuar katër persona të cilët janë të gjithë anëtarë të Ushtrisë Liberale Kineze për vjedhje sekrete tregtare të kompanisë në vitin 2017.

Ndërkaq, Administrata e Trumpit ka paralajmëruar veprim kundër këtij fenomeni i cili ka shënuar rritje dhe akuzon Pekinin si përpjekje për të mbledhur të dhëna për amerikanët dhe për të vjedhur kërkime shkencore.

Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, ka reaguar duke thënë se kjo ndërhyrje është e qëllimshme nga ana e Kinës, madje ai ka paralajmëruar edhe kundër reagim.

“Kjo ishte një ndërhyrje e qëllimshme dhe gjithëpërfshirëse në informacionet private të popullit amerikan,” tha Prokurori i Përgjithshëm William Barr në një deklaratë./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: