image Më shumë se gjysma e investimeve kineze në Evropë janë në Ballkanin Perëndimor - Sinjali

Më shumë se gjysma e investimeve kineze në Evropë janë në Ballkanin Perëndimor

news image

Moszhvillimi ekonomik dhe reduktimi i kapaciteteve demokratike, si dhe qasja e rezervuar dhe prania e pamjaftueshme e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, i kanë mundësuar Kinës që të pozicionohet si një faktor i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.

Kjo u vlerësua në prezantimin e studimit të Qendrës Forenzike Digjitale (DFC) mbi praninë dhe ndikimin e Kinës në rajon.

Analiza nxjerr përfundimin se Ballkani përfaqëson një trampolinë dhe një urë për vendosjen e pranisë së rëndësishme ekonomike kineze në Evropë.

Theksohet se ndikimi më i fortë i Kinës është i dukshëm në Serbi dhe se Mali i Zi është një nga tetë vendet më të rrezikuara me prezencë kineze.

Kina ka nisur fuqishëm të investojë në Maqedoninë e Veriut, por nuk ka arritur të mbajë ndikim të rëndësishëm, shkruan REL.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, gjegjësisht në Republikën Sërpska, është i pranishëm një numër i madh i investimeve kineze në infrastrukturë.

Shteti i vetëm që ka shënuar rënie të investimeve kineze është Shqipëria.

Sipas të dhënave që kanë dalë nga studimi, më shumë se gjysma e investimeve të kompanive kineze në Evropë, janë të vendosura pikërisht në Ballkanin Perëndimor.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin