image Opozita në Serbi: Punëtorët kinezë po ngacmojnë seksualisht fëmijët tanë

Rajon

Opozita në Serbi: Punëtorët kinezë po ngacmojnë seksualisht fëmijët tanë

news image

Deputetja e subjektit politik “Liri dhe Barazi”, Marinka Tepiq ka deklaruar për “NOVA.rs” se disa punëtorë kinezë të cilët janë të angazhuar në një kompani e cila punon në Serbi i kanë ngacmuar seksualisht tre fëmijë në fshatin Metovnica.

Ajo ka deklaruar se derisa fëmijët ishin duke lozur, tre punëtorët kinezë u ishin afruar dhe i kishin kërkuar shërbime seksuale.

E njëjta thotë se fëmijët ishin tmerruar sepse në vazhdimësi ishte përmendur fjala “Sex”.

Sipas saj, vajzat janë të moshës nga 10 deri në moshën 14 vjeçare, transmeton Sinjali.

“Vajzat ishin duke lozur dhe ata u janë afruar dhe u kanë kërkuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Fëmijët janë tmerruar”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, fëmijët u kanë treguar prindërve se çfarë ka ndodhur dhe pastaj është ftuar policia. Tepiq ka deklaruar se prindërit kanë konfirmuar se nuk është hera e parë që punëtorët kinezë të cilët kalojnë nëpër këtë fshat kanë bërë këto lloj gjeste të cilat janë të dënueshme.

Ajo deklaron se policia ka konfirmuar atë se çfarë ka ndodhur mirëpo thotë se nuk është vepruar shpejtë dhe ata punëtorë të identifikohen dhe të nxjerren para gjyqit.

“Policia më ka thënë se ata kanë bërë krejt se çfarë është në kompetencat e tyre. Ata më kanë thënë se tash është prokuroria e cila duhet të veprojëka thënë Tepiq. /GazetaSinjali/