image Petkoviq i flet keq për Kosovën ambasadores kineze në Beograd - Sinjali

Petkoviq i flet keq për Kosovën ambasadores kineze në Beograd

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, në një takim që pati me ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo, temë kryesore pati Kosovën.

Duke propaganduar, Petkoviq i tha asaj se Kosova është ajo që po e pengon ecurinë e dialogut, derisa asaj i foli edhe për “përshkallëzime të situatës së sigurisë në Kosovë”.

Pavarësisht krizave që Prishtina gjeneron çdo ditë, Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj dialogut, si dhe bisedimet janë barriera më efektive për përshkallëzimin e tensioneve ndëretnike dhe garanci e sigurisë së popullit serb”.

Petkoviq ka fajësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet personale se po e “shembin drejtpërdrejt dialogun dhe kërcënojnë të destabilizojnë situatën në terren”, shkruan Tanjug.

Gjithashtu, ai ka akuzuar krerët e institucioneve të Kosovës se me veprimet ditore politike nuk janë të sinqertë për krijimin e kushteve për normalizimin e marrëdhënieve politike dhe ndëretnike në rajon dhe se qëllim kryesor e kanë “gjenerimin e tensioneve dhe shkaktimin e destabilizimit”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin