image Në Shqipëri të hënën mbërrijnë mbi 7 mijë doza të vaksinës Pfizer dhe të tjera kineze

Shqipëri

Në Shqipëri të hënën mbërrijnë mbi 7 mijë doza të vaksinës Pfizer dhe të tjera kineze

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Orgeta Manastirliu, ndodhen në Vlorë këtë të shtunë për të ndjekur nga afër vaksinimin e personave mbi 65-vjeç.

Ministrja Manastirliu nga Vlora bën me dije se prej ditës së hënë kjo fashë pritet të zbresë në personat 60-vjeç, ndërkohë që nesër fillon dhe shpërndarja e 100 mijë vaksinave të Sinovac.

Duke theksuar se vazhdon intensivisht vaksinimi në të gjithë vendin, Manastirliu tha se janë kryer mbi 250 mijë vaksinime deri më sot.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se të hënën pritet të mbërrijnë në Shqipëri edhe 7020 dozat e vaksinës Pfizer.

“Qendra e përqendruar e vaksinimit në Vlorë mbulon të gjithë rajonin 2. Të gjithë qarku Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendrat shëndetësore. Janë mbi 250 mijë vaksinimi të kryera, po vijojmë me intensitet fushatën e vaksinimit. Që prej ditës së nesërme dhe pasnesër, të hënën, ulim fashën +60. Kemi filluar me të gjithë pjesën e kualidimit dhe fillojmë nga nesër shpërndarjen e 100 mijë vaksinave të ardhura të Sinovac. Presim ditën e hënë 7020 doza të vaksinës Pfizer dhe serinë tjetër të vaksinave nga kontrata që kemi me Sinovac”, tha ajo.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 250.676 doza të vaksinës ndaj COVID-19. /Gazeta Sinjali/