Katër anëtarë të KQZ-së kanë kërkuar mbledhje urgjente, për të ndalë numërimin e votave të ardhura me postë nga Serbia.
Siç njofton KP, katër anëtarët e KQZ-së, po kërkojnë mbledhje, në mënyre që të vendoset për ndalimin e numërimit të votave të ardhura jashtëligjshëm nga Serbia.
Sami Hamiti, Salih Morina nga LDK, Ilir Gashi nga PDK dhe Alfred Kinolli nga komunitetet jo serbe, kanë kërkuar zyrtarisht nga KQZ të mbajë mbledhje.
Vetëm anëtarët e VV-së në KQZ dhe Valdete Daka ende nuk kanë dale me qëndrim se si të procedohet më këtë çështje./Gazeta Sinjali/