image Kastrati: Vota e VV-së kundër rezolutës së PDK-së për COVID-19, dora e turpit

Politikë

Kastrati: Vota e VV-së kundër rezolutës së PDK-së për COVID-19, dora e turpit

news image

Deputeti i Partisë Demokratike, Ardian Kastrati e ka quajtur dorë të turpit, votën e Vetëvendosjes kundër rezolutës së PDK-së për menaxhimin e situatës së rëndë me COVID-19 në vendin tonë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kastrati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se inatet politike të Vetëvendosjes po bëjnë që në spitalet e Kosovës, njerëzit të vdesin nga koronavirusi.

Postimi i plotë i Kastratit:

DORA E TURPIT

Sot deputetët e VV votuan kundër rezolutës së propozuar nga PDK për t’i ndihmuar qytetarët që janë duke vuajtur nga COVID 19. Gjatë seancës së djeshme parlamentare vdiqën 11 qytetarë nga COVID. Gjatë seancës së sotme 8. Dora e ngritur lartë e VV përmes së cilës votuan kundër rezolutës së propozuar nga PDK për të shpëtuar jetë, është dora e Albin Kurtit. DORA E TURPIT.  Këta të tjerët aty janë aksidente elektorale që i ka prodhuar Kurti ndër vite përmes gjuhës së tij të urrejtjes ndaj çdo krahu tjetër politik. Në vulgaritetin e tyre Albini është konformisti. Sonte nëpër spitalet tona ka mundësi që ndonjë nga qytetarët tonë rrezikon jetën nga Covid sepse nuk ka mundësi të paguaj terapitë. Për këtë votuan sot deputetët e VV dhe madje dje edhe duartrokitën. Çfarë përgjigje ndaj tragjedive familjare që po shkakton COVID.

Arsyeja e votës kundër: çdo gjë që propozon PDK, duhet të refuzohet me çdo kusht e në çdo rrethanë. Të lindësh i paditur nuk është faj, por ta ushqesh padijen si armë kundër kundërshtarit politik madje edhe me çmimin e rritjes së numrit të vdekjeve nga COVID është krim.

Kjo është primitivizmi i Kurtit i veshur me kostumin e pushtetit të gënjeshtrave. Për Kurtin, njerëzit janë njerëz vetëm kur ka nevojë për votat e tyre, ndërsa kur njerëzit kanë nevojë për qeverinë ai e le ata të vdesin. Ndërsa, aksidentet e tij elektorale vazhdojnë të duartrokasin në Kuvend pasi që edhe sot me dhjetëra vdiqën nga COVID.

/Gazeta Sinjali/