image Kurti e mbledh partinë, kërkon që VV të bëjë më shumë opozitë në komunat ku s’e ka pushtetin

Politikë

Kurti e mbledh partinë, kërkon që VV të bëjë më shumë opozitë në komunat ku s’e ka pushtetin

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvenosje, Albin Kurti, ka mbledhur kryesinë e partisë, sot gjatë ditës ku sipas kësaj partie në njoftimin e tyre thuhet se kryeministri Kurti, ka thënë se do të vazhdojnë ta kenë prioritet luftimin e korrupsionit si dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, në kumtesë thuhet se në ”planin e dialogut do të insistojmë që të respektohet marrëveshja e nënshkruar në Bruksel dhe të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës”.

”Kurse në planin e mbështetjes për pakicat kombëtare dhe jo kombëtare do të vazhdojmë ta ndihmojmë komunitetin shqiptar në Luginë siç kemi bërë deri më tani, duke ndihmuar njëherit edhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë siç bëmë së fundi me fondin 3 milionësh për mbështetjen e organizatave, ndërmarrjeve, që drejtohen nga këto komunitete”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është folur edhe për niveli lokal, ku Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga degët dhe nën-degët të bëjnë më shumë opozitë në komunat ku nuk e kanë pushtetin.

“Te çështjet organizative u fol për punën e shtuar që duhet bërë në ngritjen e opozitbërjes nëpër secilën komunë, në fuqizimin e qendrave tona, në shtimin e anëtarësimeve të reja, në mënyrë që kësisoj shumë shpejtë t’i kompletojmë strukturat tona për të garuar në secilin qytet të Republikës”, vazhdon kumtesa.

Lëvizja Vetëvendosje udhëheqë në vetëm katër komuna në Kosovë, Podujevën, Gjilanin, Shtimen dhe Kamenicën.

Kush qeverisë në Kosovë në nivelin lokal?

PDK: Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçanik, Prizren, Drenas, Dragash

LDK: Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Junik, Fushë-Kosovë

AAK: Deçan, Suharekë, Gjakovë, Klinë, Rahovec

LVV: Kamenicë, Shtime, Gjilan, Podujevë

Lista Serbe: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Kllokot

Xhafer Gashi: Obiliq

KDTP: Mamushë

Nisma: Malishevë

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/pfbid0aZLage5hYKnj4v52sC6GhfrMEccZoYHSbVZZVFowyVFQYuuPdNJqBZw97YQzHFtEl?cft[0]=AZU74iNCPCBzOl17LqG9IDTBtuR4Ij9775feHJR6kKww6MSgRtDGaShiiQ30_MroRx-6pNCs9k2B4GQllMCPSZ0A90QMys6Tfz4vSrZyuJny1DzBDF9Edh3P6885L6BiOX0Zva-J_q0SINQzF6RdAEri&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/