image Kastrati nga shtëpia: Më ka fik këmba, u gëzu Albini që s’shkova me u ballafaqu me të

Politikë

Kastrati nga shtëpia: Më ka fik këmba, u gëzu Albini që s’shkova me u ballafaqu me të

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, nuk ka qenë sot i pranishëm në seancën e Kuvendit për shkak se ditë më parë është operuar. Por, ai njofton se Kuvendin e ka përcjellë përmes televizorit.

Ai ka thënë se e ka fikur këmba e operuar për të mos arritur të përballet me kryeministrin Kurti, të cilin e ka quajtur mashtrues.

“As Maqedonia, as Shqipëria, as Mali i Zi, as Serbia nuk e kane shtrenjtu rrymën sa ju e as nuk kanë apliku reduktime në masën që ju bëni edhe pse kriza globale vlen edhe për këto shtete”, ka shkruar ai përmes një postimi në Facebook.

“Për shkak të paaftësisë tuaj i morrët në qafë qytetarët o fëmijë të përgazët, o rrenca…..me këtë shtrenjtim po e futni në fukarallëk ekstrem qytetarin e Kosovës”, ka shkruar ai ndër të tjera”.

Postimi i plotë:

Miq, më ka fik kjo këmbë që e operova e nuk pata mundësi me qenë prezent sot në Kuvend ….e qe besa nuk do mundem me ec edhe disa javë deri në Kuvend…. për çka Albini garant u gëzu.

Po a ka ma lehtë me këtë mashtrues me u ballafaqu!

O bojlera, keni mendu që me qeveris është si me dal para mahallës e me ja jep një xhiro me bicikletë.

As Maqedonia, as Shqipëria, as Mali i Zi, as Serbia nuk e kane shtrenjtu rrymën sa ju e as nuk kanë apliku reduktime në masën që ju bëni edhe pse kriza globale vlen edhe për këto shtete.

Për shkak të paaftësisë tuaj i morrët në qafë qytetarët o fëmijë të përgazët, o rrenca…..me këtë shtrenjtim po e futni në fukarallëk ekstrem qytetarin e Kosovës.

Merrni tash cucllat e nisjani me qajt e thoni 20 vjeçari, 20 vjeçari, ….ndërsa po degradoni çdo arritje 20 vjeçare në këtë vend.

MJERIM

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

/GazetaSinjali/