image Kastrati i reagon Nagavcit për rikthimin e nxënësve në shkolla: Krejt dhe Drejt apo Shkel e Shko?

Arsim

Kastrati i reagon Nagavcit për rikthimin e nxënësve në shkolla: Krejt dhe Drejt apo Shkel e Shko?

news image

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i ka reaguar ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcit, pas vendimit që kjo e fundit mori për rikthimin e 441 nxënësve të fshatrave të kësaj komune në shkollë më 5 maj, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Kastratit ky vendim është “Shkel e Shko” dhe se nuk mund të ketë zgjidhje të thjeshta për probleme komplekse.

“Deklarata publike gjysmë-faqëshe e Ministres së Arsimit rreth mësimit të përshpejtuar të nxënësve të Kamenicës është pasqyra e trajtimit shkel-e-shko të problemit të shkallëzuar e kompleks të arsimit në Komunën e Kamenicës nga Ministria”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Ai thotë se problemet në arsim në këtë komunë nuk janë të thjeshta, andaj ky dokument është i pamjaftueshëm dhe i pakonsideratë ndaj të gjithë të prekurve në këtë reformë: Mësimdhënës, nxënës, nxënës me nevoja të veçanta, e prindër.

Në këtë reagim, Kastrati ia përmendi Nagavcit disa raste, në mesin e tyre edhe sulmin seksual ndaj vajzës së mitur në Kamenicë.

A e dini znj. Nagavci se sulmi seksual ndaj vajzës së mitur në Kamenicë i cili u bë lajm nacional javën e shkuar u zbulua nga mekanizmat e krijuar përmes reformës? A ju ka interesuar juve nëse ka të tjera raste të tilla të vajzave të mitura e të pambrojtura të cilat pa reformë do vazhdonin të abuzoheshin? A jeni interesuar për Arbër Gashin* me nevoja të veçanta fizike? Arbri më shumë nuk shkonte sesa që shkonte në shkollë, për shkak të mungesës së motivit dhe pengesave fizike? Në klasë kishte veç dy shoqe të tjera. Sot ai është i rregullt në vijimin e mësimit”, shkroi Kastrati.

Ai madje i tha Nagavcit se që problemet në arsim nuk zgjidhen me deklarata një-faqëshe.

“Është e vërtetë që ka të atillë në Kamenicë që për interesa politike e personale nuk duan t’ia dinë për kushtet e mjerueshme në të cilat kanë qenë disa nxënës. Por ata nuk janë ministra të arsimit. Juve duhet t’u bëjë për këta nxënës. Për këto tregime personale të familjeve të cilat nuk e meritojnë të nëpërkëmben. Për secilin fëmijë e drejtë e të cilit është të përfaqësohet nga liderë që nuk kalkulojnë për përfitime politike”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij./Gazeta Sinjali/

Krejt dhe Drejt apo Shkel e Shko? Nuk ka zgjidhje të thjeshta për probleme komplekse. Deklarata publike gjysmë-faqëshe…

Posted by Qëndron Kastrati on Thursday, April 29, 2021