image Kastrati - Cakollit të PDK-së: Je totalisht i painformuar

Kosovë

Replikë/ Kastrati – Cakollit të PDK-së: Je totalisht i painformuar

news image

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati i është kundërpërgjigjur zyrtarit të PDK-së, Bujar Cakolli i cili e akuzoj atë për siç tha politika të mbrapshta të mbylljës së shkollave.

Në një prononcim për Sinjalin, Kastrati i ka replikuar në distancë Cakollit duke ia vënë në dyshim njohuritë e tij për këtë çështje.  

“Sipas meje ai është totalisht i painformuar. Vetë Qeveria, ministria, ka nxjerrë vendim se me çfarë numri të nxënësve, shkollat duhet me qenë të hapura. Ajo është vetëm një çështje popullsite e tij me të cilën po mundohet me fitu vota. Edhe komunat e subjektit të tij kanë bërë veprime të njëjta. Ai nuk ka reaguar asnjëherë. Mundohet në prag të zgjedhjeve me shfrytëzo çdo gjë”, ka thënë Kastrati për Sinjalin.

Zëvendësministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli, ka akuzuar kreun e Kamenicës, Qëndron Kastrati se me vendimin për mbylljen e 19 shkollave, po i vazhdon skandalet dhe veprimet që janë me pasoja afatgjata për banorët dhe komunën më lindore të Kosovës.

Ndërkohë, kreu i komunës së Kamenicës ka vendosur ta reduktojë numrin e shkollave në këtë komunë për shkak të mungesës së nxënësve. Sipas tij dhjetëra shkolla në këtë komunë janë  me një ose dy nxënës. Vendimi i tij po kundërshtohet nga sindikalistët e SBASHK-ut të cilët kanë paralajmëruar grevë. /Sinjali/