Ekipi i Kosovës në karate ka fituar medaljen e bronztë në garat ekipore të Kampionatit Evropian të Universiteteve për sportet luftarake, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Karateistët tanë të përbërë nga studentët e Universitetit të Prishtinës, Benjamin Shabani, Dren Hajdari dhe Valdrin Rashiti, fituan medaljen në disiplinën kumite. Ata mposhtën ekipet e Spanjës, Serbisë dhe Francës, trasnmeton Sinjali.
Evropiani është duke u organizuar nga Federata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA), kurse Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) është duke u përfaqësuar me ekipe të karatesë dhe taekwondosë./Sinjali/