image Kaq vota mori ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj - Sinjali

Kaq vota mori ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Bazuar në këto rezultate, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 19 ulëse në kuvend për këtë legjislaturë.

Megjithatë, në kuvend për këtë mandat nuk do të ulet Rashit Qalaj, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.

Qalaj në këto zgjedhje ka marrë 9 mijë e 154 vota.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës ka aderuar në PDK në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të fundit./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin