Sipas rezultateve të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 110 mijë e 978 vota ose 12.64%, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu, kjo parti ka arritur që t’i sigurojë 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës për këtë legjislaturë.
Në mesin e 15 fatlumëve të LDK-së është edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Veliu ka arritur të marrë 11 mijë e 808 vota, duke siguruar kështu një ulëse në parlament./Gazeta Sinjali/