Nga votat e numëruara deri më tani kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Ferizajt, Valon Ramadani, renditet i dyti, shkruan Gazeta Sinjali.
I pari që po i prinë kësaj komune është kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu nga PDK me 63 për qind, Valon Ramadani nga LVV i dyti me 25,17 për qind, Sibel Halimi nga LDK me 9,34 për qind dhe Arben Halili nga AAK me 2,38 për qind.
Kujtojmë se kandidati Valon Ramadani i VV-së gjatë fushatës zgjedhore deklaroi se nëse do të zgjidhet kryetar i Komunës së Ferizajt, do ta organizojë çdo vit festivalin vjetor “Miss Gjyshja”./GazetaSinjali/