image Kaq shpenzon një i burgosur brenda një dite

Siguri

Kaq shpenzon një i burgosur brenda një dite

news image

Kosova për një të burgosur shpenzon 26 euro në ditë, duke mbuluar të gjitha shërbimet e nevojshme, kështu bëri të ditur zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi.

Sipas tij, femrave dhe të miturve në qendrën korrektuese u mundësohet shkollimi dhe punësimi, duke theksuar se mbas studimeve mund të pajisen me diploma.

“Ne kemi Qendrën Korrektuese për femra dhe qendrën korrektuese për të mitur dhe të moshës madhore ku mundohemi t’ua përmbushim të gjitha kërkesat të cilat i kanë. Përveç që jemi përgjegjës për sigurinë e tyre, angazhohemi që personat e privuar nga liria të mitur t’iu mundësojmë shkollimin sepse kemi dy paralele në Lipjan dhe Dubravë, dhe të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret dhe ofrojnë dokumentacion fillojnë procesin mësimor. Kemi aktivitete sa i përket programeve rehabilituese, aktivitete që lidhen me punësimin dhe i pajisim me diploma të burgosurit”, ka shpjeguar Gashi.

Ai e pranon se në burgje ka kontrabandë, ku shpeshherë gjenden mjete të mprehta, telefona madje edhe drogë. Sipas tij, qëllimi kryesor është t’i minimizojnë të gjitha këto dukuri devijante, raporton EO.

Gashi ka thënë se pret që në vitin 2022 të aprovohet legjislacioni nga Parlamenti i Kosovës me dy ligje, atë për sanksione penale dhe Ligjin për Shërbimin Korrektues të Kosovës, duke shtuar po ashtu se janë në procedurë të rekrutimit për 50 veta staf korrektues./GazetaSinjali/