Ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajiq, ka deklaruar Serbia ka humbur afër 461 milionë euro në vlerë të mallrave në 14 muaj si pasojë e vendosjes së taksës nga Kosova.
Ljajiq për “RTS” ka thënë se vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe e kanë shfrytëzuar disa shtete të rajonit duke plasuar mallrat e tyre në tregun kosovar.
Ai ka theksuar se do të jetë e vështirë nëse Prishtina e heq taksën dhe vazhdon me masa të tjera, të ashtuquajtura “reciprocitet” dhe që në fatura të shkruhet Republika e Kosovës, sepse sipas tij do të ketë prodhues që nuk do të pranojnë ta nënshkruajnë si të tillë mallin e tyre dhe “vështirë se pikat tona kufitare do të lejojnë daljen e një malli të tillë nga Serbia”.
Ljajiq ka thënë se Serbia është e gatshme të heq të gjitha barrierat Prishtinë-Beograd dhe kërkon tregti të lirë, duke lavdëruar marrëveshjet për trafikun hekurudhor dhe atë ajror, por insistoi se rreth heqjes së taksës nuk është shënuar asnjë zhvillim./GazetaSinjali/