image Kaq para i fitoi Ballkani pas fitores ndaj Sivassporit
[wp-story id="814678"]

Futboll

Kaq para i fitoi Ballkani pas fitores ndaj Sivassporit

news image

Ballkani shkrujti një tjetër histori të enjten mbrëma.

Suharekasit regjistruan fitoren e parë në grupe të Ligës së Konferencës, duke e mposhtur në udhëtim skuadrën turke të Sivassporit me rezultat 3-4.

Goli i Ermal Krasniqit në minutat shtesë i dha fitoren historike klubit kosovar.

Përpos që tani iu kanë hapur rrugët për një kualifikim ëndrrash, Ballkani është pasuruar edhe në aspektin financiar.

Pas fitores së sotme, Ballkani ka fituar plot 500 mijë euro.

Duke ia shtuar edhe 166 mijë pas barazimit në ndeshjen e parë, Ballkani në total deri tani ka fituar plot 666 mijë euro.

/GazetaSinjaliSport/