Një shtëpi është përfshirë nga zjarri sonte rreth orës 19:00 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar nga zjarri.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes.”
“Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon për hetimin e rrethanave të rastit”, tha ai./Gazeta Sinjali/