image Kaplohet nga flaka një veturë në Rahovec (VIDEO)

Siguri

Kaplohet nga flaka një veturë në Rahovec (VIDEO)

news image

Një veturë është kapluar nga zjarri sot në Rahovec.

Sipas fotografive dhe videove që ka publikuar një qytetar në Facebook, një veturë është djegur tërësisht.

Sipas Kasum Veliut, i cili ka publikuar videot dhe fotografitë, në momentin e zjarrit brenda veturës nuk ka qenë asnjë njeri dhe nuk ka dëme në njerëz.

Para 30 minutave një makinë u kaplua nga zjarri afër Stacionit të Autobusavë në Rahovec. Për fat të mirë nuk kishte njeri në makinën e kapluar nga zjarri“, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/