image Kapiteni i Kosovës më i shpejti në xhiron e shtatë të Serie A

Futboll

Sport/ Kapiteni i Kosovës më i shpejti në xhiron e shtatë të Serie A

news image

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, ishte lojtari më i shpejtë për këtë javë në Serie A.

Rrahmani, sipas faqes zyrtare të statistikave në Serie A, ka pasur sprintin më të shpejtë në xhiron e shtatë.

Sipas faqes kosovari pati sprint prej 34.73 kilometra për orë, duke u bërë futbollisti më i shpejtë i javës në Itali.

Ai u paraqit për 90 minuta në fitoren ndaj Sampdorias, të shtunën.

Në statistikat tjera, derbi Inter – Juventus ishte dueli me më së shumti distancë të mbuluar nga lojtarët, 225401 kilometra. Skuadra e Interit mbuloi 112563km, ndërsa Juventusi 112838./Gazeta Sinjali/