Sot luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Drenicës, ndërsa nesër koha është për derbin Ballkani-Feronikeli.
Në një prononcim për Sinjali Sportiv, kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha tha se janë të bindur që do të dalin me një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
“Sigurisht që është kohë shumë e shkurtër për një përgatitje profesionale duke parë parasysh edhe mos mundësimin e ndeshjeve kontrolleuse ku do të ishte një komoditet më i mirë për të gjitha klubet. Por ne si ekip jemi të komponuar mirë dhe mendoj që me një angazhim më të madh dhe duke pasur parasysh terrenin vendas jemi të bindur që do të dalim me një rezultat pozitiv” – u shpreh Berisha.
Pas dy ndeshjeve të Kupës së Kosovës, radha është për Superligën e Kosovës e cila do të rifillojë më 7 qershor./Gazeta Sinjali/