image Kapiteni i Ballkanit: Edhe po të shpallemi kampion nuk është asgjë tragjike

Futboll

Futboll/ Kapiteni i Ballkanit: Edhe po të shpallemi kampion nuk është asgjë tragjike

news image

Temë diskutimi në futbollin vendor ka qenë se a duhet t’i jepet titulli Ballkanit nëse përufndon kampionati para kohe.

Gjatë ditës së sotshme, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi kërkoi që titulli të sillet në Suharekë nëse mbaron sezoni, transmeton Gazeta Sinjali.

Mendimin e njëjtë e ndanë edhe kapiteni i skuadrës nga Suhareka, Visar Berisha. Ai në një prononcim për Gazetën Sinjali u shprehë se nuk është tragjike nëse Ballkani shpallet kampion.

‘Fatkeqësisht kjo është gjendja në botë, qe po përballemi me Covid 19. Do t’i ndjekim të gjitha udhëzimet e sugjerimet qe i jep UEFA dhe po ashtu FFK’

‘Rënditja tabelare mbetet gjendja aktuale dhe shpallja e kampionit, e të tjerët që e kanë bërë  njashtu në disa shtete.’

‘Po të shpallemi edhe ne nuk është asgjë tragjike sepse gjatë gjithë kohës kemi qenë lider në Superligë’, u shprehë Berisha./Gazeta Sinjali/