Personi i dyshuar për vrasjen në tentativë në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh” në dhjetor të 2020-ës më në fund është kapur nga Policia, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë në Prishtinë, personi i dyshuar për këtë rast ishte në arrati nga 15 dhjetori 2020 deri dje, kur u prangos nga Policia.
Të njëjtat burime njoftuan se me vendim të prokurori, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.