Policia e Shqipërisë ka arrestuar 21-vjeçarin, Aldi Ramën, të dyshuarin për vrasjen e policit në Lezhë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rama po kërkohej nga policia që nga mëngjesi, e cila kishte ofruar shpërblim 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e të riut.
Oficeri i krimeve Saimir Hoxha u vra mëngjesin e sotëm me një plumb në zemër nga një i ri, teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.
Hoxha u qëllua teksa ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari, Aldi Rama, me dy të tjerë. Ndërkohë, që i bëri shenjë makinës të ndalonte, Rama dyshohet se nxori armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.
Sipas policisë, Rama njihet si person problematik, pasi më parë ishte dënuar me pesë vjet burgim për drogë, por dënimi iu ulë në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar duke dalë më pas nga qelia me masën e sigurisë “shërbim prove”.
I riu kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve./GazetaSinjali/