image Kapet një shtetas shqiptar në Vermicë duke kontrabanduar migrantë të huaj për në Kosovë

Kosovë

Kontrabandim/ Kapet një shtetas shqiptar në Vermicë duke kontrabanduar migrantë të huaj për në Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar në pikëkalimin kufitarë në Vermicë një të dyshuar shqiptar për kontrabandim me migrantë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, kur njësitet e policisë kufitare kanë gjetur në automjetin e të dyshuarit tip kombi 19 shtetas të huaj të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin në këmbë nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

Po dje paradite, në një rast tjetër, policia ka arrestuar të një shtetas të Shqipërisë  i cili nga njësiti policor është ndaluar pasi ai ilegalisht e kishte kaluar kufirin dhe kishte hyrë në Kosovë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prizren.  /Gazeta Sinjali/