image Kapet një hajn i pyllit në Grykën e Deçanit

Siguri

Vjedhje/ Kapet një hajn i pyllit në Grykën e Deçanit

news image

Një person i nacionalitetit shqiptar është arrestuar dje pasdite në Grykën e Deqanit.

Ai dyshohet për vjedhje dhe shkatërrim të pyllit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti është takuar duke drejtuar kamionin e tij të ngarkuar me masë drunorë (bredh) pa dokumentacion përcjellës”, njofton Policia.

Sipas forcave të rendit, masa drunore është konfiskuar ndërsa kamioni në pamundësi për tu tërhequr ka mbetur në vendin e ngjarjes deri në gjetjen e zgjidhjes për ta tërhequr.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Gazeta Sinjali/