Ndeshja e ligës polake Gornik Zabrze-Ks Krakow, e cila u mbyll këtë të diel me rezultatin 1-1, pati si protagoniste gruan e lojtarit Sergiu Hanca, Andreea-n.
Bukuroshja brune u filmua duke bërtitur e irrituar në stadium, teksa nuk po arrinte të kontrollonte dot momentet e shpërthimit. E megjithatë, kur e kuptoi se kamerat e stadiumit ishin fokusuar tek ajo, Andreea, ndonëse e habitur, u përpoq ta rregullonte situatën duke dhënë një buzëqeshje.
Sergiu dhe Andreea Hanca kanë së bashku një djalë dhe jetojnë në kryeqytetin polak, Krakow.