Vjedhjet e veturave po vazhdojnë të shtohen çdo ditë e sipër, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Pejë në orët e para të mëngjesit, pasi një person ka raportuar se një person i panjohur ia kishte vjedhur veturën e tij.
Policia e Kosovës kanë bërë të ditur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin për vjedhjen e kësaj veture.
Ai është arrestuar në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
I arrestuar për këtë rast është V.L mashkull, 34 vjeç, i cili përderisa ishte duke lëvizur me veturë, është ndaluar nga njësiti i trafikut, që në atë moment ishe duke kryer detyra specifike operative.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 10.12.2020 – Sot rreth orës 01:30, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë policia ka arrestuar një person të dyshuar për Vjedhje të veturës.
I dyshuari V.L mashkull 34 vjeç, përderisa ishte duke lëvizur me veturë, është ndaluar nga njësiti i trafikut, që atë moment po kryente detyra specifike operative.
Menjëherë pas ndalimit policia ka kryer verifikimet e nevojshme për të dyshuarin dhe automjetin dhe të dhënat kanë rezultuar se i njëjti është person i shpallur në kërkim për një rast të vjedhjes së veturës të ndodhur në rajonin e Pejës me datën 09.12.2020, dhe pikërisht vetura të cilën po e drejtonte ishte vetura e raportuar si e vjedhur.
Mbështetur në të dhënat e verifikuara i dyshuari është arrestuar menjëherë nga ana e policisë ndërkaq vetura është sekuestruar.
Aktualisht hetuesit policor të Fushë Kosovës në bashkëpunim me hetuesit e rajoni të Pejës dhe në koordinim me prokuronin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet vijues hetimore e procedurale për rastin.