Sot në mesditë, Policia e Kosovës ka arrestuar një 24-vjeçar në aeroportin e Prishtinës.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se i arrestuari ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
I dyshuari F.P. ka pasur tri urdhërarreste për vjedhje të rënda, dy të lëshuara nga dega e Gjykatës Themelore në Kaçanik dhe një nga Gjykata në Deçan.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari pas arrestimit, është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.