Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi u kap me një sasi kokaine.
Shtetasi me inicialet Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë u arrestua në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’.
Mësohet se 36-vjeçari vinte me veturën e tij nga Tirana për në Sarandë, ndërsa droga, një sasi prej 50 gr kokaine, u konstatua pas një kontrolli të detajuar.
Mësohet se i riu për t’i shpëtuar ndonjë kontrolli policor, e kishte fshehur drogën në organet gjenitale./Gazeta Sinjali/