Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka mashtruar një femër të cilës ia ka marr një sasi të hollash, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari është arrestuar dje për ngjarjen e cila kishte ndodhur më 27 shtator.
Mashtruesi ia kishte marr viktimës të hollat duke i premtuar asaj se do tia rregullojë disa dokumentacione.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/