image Po tentonte të kontrabandonte 200 akrepë, arrestohet nga Policia

Botë

Botë/ Po tentonte të kontrabandonte 200 akrepë, arrestohet nga Policia

news image

Një udhëtar kinez u kap teksa tentonte të kontrabandojë 200 akrepa të gjallë nga Shri Lanka.

30-vjeçari kishte planifikuar të fluturonte drejt Guangzhou në Kinën Jugore nga aeroporti Bandaranaike i Colombo-s, kur autoritetet zbuluan akrepat e gjallë në bagazhet e tij, tha për CNN zëdhënësi i Doganave të Shri Lanka, Sunil Jayarathna.

Fotografitë e siguruara nga dogana e Shri Lanka-s tregojnë se akrepat ishte paketuar brenda 7 kutive plastike.

“Këto akrepa u mblodhën nga disa zona në Shri Lanka. Nuk janë helmues”, tha Jayarathna.

Jayarathna shtoi se autoritetet e liruan të arrestuari, pasi ai pagoi një gjobë prej 100,000 rupesh Sri Lanka (552 dollarë amerikanë).

Sipas Departamentit të Shendetit në Hong Kong, akrepat përdoren në mjekësinë tradicionale kineze për lehtësimin e dhimbjes në muskuj dhe nerva. /Gazeta Sinjali/