Gazeta Sinjali mbrëmë raporti se tre persona mbetën të plagosur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Të njëjtit u dërguan në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Policia ka njoftuar se i dyshuari është kapur, si dhe ka dhënë detaje për rastin.
Sipas Policisë, “dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe ende të panjohura kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë të cilët janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në të njëjtin rast lëndime trupore nga thika kishte marr edhe një person tjetër viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”.
Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit dhe dy thika.
Kurse nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë, armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
/GazetaSinjali/