image Kapet i dyshuari për dy vrasjet në tentativë në Prishtinë

Siguri

Kapet i dyshuari për dy vrasjet në tentativë në Prishtinë

news image

Policia Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dy raste të vrasjes në tentativë në Prishtinë, ku njëri rast ka ndodhur më 9 shkurt të këtij viti, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, ku kishte mbetur i plagosur një person.

Siç njofton Policia, personi i arrestuar është  B. S. nga Istogu, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në këto vepra penale.

Operacioni policor është realizuar mbrëmë në një banesë në Fushë Kosovë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

Një Pistoletë CZ me 9 fishekë, bimë narkotike 40 gram si dhe një shufër metalike.

I dyshuari po kërkohej nga Policia në Pejë, pasi Gjykata kishte lëshuar urdhër arrest ndaj tij. Po ashtu për personin e dyshuar, nga Gjykata Themelore në Pejë ishte  lëshuar urdhër arrest,  si dhe personi i dyshuar është në kërkim nga DRP Pejë,  pasi që i njëjti dyshohet se është recidivist i disa veprave penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.  /GazetaSinjali/