image Rrahja në diskotekën “Stop” në Gjilan, ndalohet menaxheri i Taynes

Siguri

Rrahja në diskotekën “Stop” në Gjilan, ndalohet menaxheri i Taynes

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin e dytë për rrahjen në diskotekën “Stop”, në Gjilan, i cili ndodhej në arrati që nga 22 korriku i këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për menaxherin e reperes Tayna, Rinor Hykollin, i cili dyshohet se bashkë me Sh.Xh., i ndaluar më 24 korrik, në diskotekën “Stop”, në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshjeje, i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën.

Për shkak të lëndimeve që ia kishin shkaktuar, L.B., ishte detyruar që të kërkonte tretman mjekësor.

Prokuroria njofton se prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale./GazetaSinjali/